Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 44 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së dielë kanë ndodhur 44 aksidente, ku një prej tyre fatkeqësisht përfundoi me fatalitet ndërsa 16 aksidente ishin me të lënduar dhe 27 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1368 tiketa trafiku por, pati edhe arrestime ku ndodhën 18 arrestime.

Policia e Kosovës arrestoi 18 persona, ku 11 prej tyre u dërguan në mbajtje dhe 5 persona janë në vuajtje të dënimit.