Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 44 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së Hënë kanë ndodhur 44 aksidente, ku dyre prej tyre fatkeqësisht përfunduan me fatalitet ndërsa 14 aksidente ishin me të lënduar dhe 28 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1317 tiketa trafiku por, pati edhe arrestime ku ndodhën 12 arrestime.

Policia e Kosovës arrestoi 12 persona, ku 8 prej tyre u dërguan në mbajtje dhe 2 persona janë në vuajtje të dënimit.