Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në vendin tonë vetëm të hënën kanë ndodhur 42 aksidente në trafikun rrugor.
12 nga këto aksidente kishte edhe të lënduar, derisa 30 vetëm dëme materiale.
Për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar gjithsej 1264 tiketa trafiku, derisa për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 28 persona si të dyshuar.
16 nga këta persona kanë shkuar në mbajtje, e 3 në vuajtje të dënimit.
| Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
| Aksident trafiku me të lënduar | 12 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 30 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 1264 |
| Persona të arrestuar | 28 |
| Persona në mbajtje | 16 |
| Persona në ndalim policor | 0 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 3 |