Për një ditë në Kosovë ndodhën 41 aksidente ku një prej tyre përfundoi me fatalitet.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në vendin tonë kanë ndodhur 41 aksidente, ku 19 aksidente ishin me të lënduar, 21 aksidente me dëme materiale dhe një aksident përfundoi me fatalitet.
Po ashtu Policia e Kosovës shqiptoi 1186 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave.
Policia e Kosovës njoftoi se kishin arrestuar edhe 18 persona, ku 11 prej tyre u dërguan në mbajtje dhe një person është vuajtje të dënimit.