Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 32 aksidente.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 10 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 21 të tjera ishin me dëme materiale.
Po ashtu PK njoftoi se ky institucion ka shqiptuar 1 mijë e 343 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 26 persona, 22 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy persona janë në vuajtje të dënimit.
