Prej muajit Janar deri në Shkurt të këtij viti janë raportuar në Policinë e Kosovës rreth 213 raste të dhunës në familje.

Vetëm gjatë këtyre dy muajve në Policinë e Kosovës janë raportuar hiç më pak se 213 raste të dhunës në familje, si raste: “Një muaj paraburgim për burrin që rrahu gruan”, “Arrestohet burri që e detyroi gruan të abortojë me dhunë”, “Burri bëri për spital gruan dhe djalin”, Burri rrahu me grushta e shuplaka gruan e tij” e shumë tjera të tilla.

Zyrtarë për Informim në Policinë e Kosovës njoftuan se nga janari deri në muajin shkurt të këtij viti në Polici janë raportuar 213 raste të dhunës në familje.

Sipas tyre, Policia është duke i kushtuar rëndësi trajtimit të dhunës në familje si në aspektin parandalues, po ashtu edhe trajtimit aktiv të rasteve të raportuara.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm në muajin janar dhe shkurt të këtij viti janë evidentuar 213 raste të dhunës në familje.

“Në periudhën dymujore janar – shkurt 2019 janë evidentuar 213 raste të dhunës në familje në tërë Kosovën”, kanë thënë Policia e Kosovës.

Sipas tyre, arrestimi i personave të dyshuar për dhunë në familje bëhet çdoherë kur ka baza ligjore.

Kurse, sipas Policisë në vitin e kaluar janë evidentuar 1 mijë e 541 raste të dhunës në familje në tërë Kosovën.

Gjendja ekonomike sociale, kultura familjare, tradita, si dhe gjendja psikike e dhunuesve konsiderohen si disa nga shkaktarët kryesorë të dhunës në familje.