Penguan zyrtarët policor, arrestohen dy të dyshuar në Prizren

21.03.2023

Dy persona të dyshuar janë arrestuar dje në Prizren nga Policia e Kosovës. Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës së hënë ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë penguar zyrtarët policor, raporton SuharekaOnline. Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:15 në […]

Penguan zyrtarët policor, arrestohen dy të dyshuar në Prizren Foto: Ilustrim

Dy persona të dyshuar janë arrestuar dje në Prizren nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës së hënë ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë penguar zyrtarët policor, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:15 në rrugën e Transitit të ri në Prizren.

Poashtu, bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në Procedurë të rregullt.

Rr. Traziti i Ri, Prizren, 20.03.2023-15:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrave. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.