Sipas informacioneve të para, një person i dyshuar ka shkuar në shtëpinë e viktimës dhe pas një mosmarrëveshjeje, e ka goditur atë në kokë me një shufër hekuri. Lëndimet e marra kanë qenë të rënda, duke detyruar transportimin e menjëhershëm të viktimës në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas në QKUK të Prishtinës për trajtim të specializuar.

Falë reagimit të shpejtë të forcave të rendit, i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe pas marrjes në pyetje nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Autoritetet kompetente kanë filluar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë akt të dhunshëm.