‘Pasiguri’ në rrugët e Kosovës, vetëm të hënën u regjistruan 80 aksidente trafiku – Një në Duhël të Suharekës

  • 20.12.2022
‘Pasiguri’ në rrugët e Kosovës, vetëm të hënën u regjistruan 80 aksidente trafiku – Një në Duhël të Suharekës

Dita e hënë duket të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët çdoherë në çdo situatë janë në shërbimin e qytetarëve dhe mbrojtjen e tyre.

Kështu të paktën po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh dërguar mediave.

Në raportin 24 orësh ku përfshihen pothuajse të gjitha ngjarjet dhe raportimet e qytetarëve, bëhet e ditur edhe numri i aksidenteve të trafikut dhe numri i tiketave të shqiptuara.


Andaj, nga ky raport bëhet e ditur se gjatë ditës së hënë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 80 aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Gjatë ditës së hënë 33 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 47 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Duke krahasuar statistikat me ditët e javës së kaluar, rezulton se numri i aksidenteve të trafikut është rritur dukshëm.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hënë ka shqiptuar edhe 1,319 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Rikujtojmë se gjatë ditës së hënë në fshatin Duhël të Suharekës ka ndodhur një vetaksident, ku si pasojë janë lënduar dy persona, drejtuesi i veturës dhe pasagjeri, të cilët poashtu kanë marr tretman mjekësor dhe pastaj janë liruar për në shtëpi.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë