Pasiguri në rrugët e Kosovës, numër rekord i aksidenteve në trafik gjatë ditës së martë

19.07.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik. Edhe gjatë ditës së martë është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se […]

Pasiguri në rrugët e Kosovës, numër rekord i aksidenteve në trafik gjatë ditës së martë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik.

Edhe gjatë ditës së martë është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 114 aksidente trafiku, prej të cilave 43 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 71 të tjera me dëme materiale.

Pavarësisht numrit të madh të aksidenteve, i cili është numër rekord që nga fillimi i këtij viti në 24 orëshin e fundit, policia njofton se asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet.

Poashtu, gjatë ditës së martë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.586 tiketa trafiku për kundërvajtje.