Pas trajtimit mjekësor në psikiatri arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje

07.04.2023

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit. Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës. Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar një […]

Pas trajtimit mjekësor në psikiatri arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje Foto: Ilustrim

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit.

Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë thuhet se viktima mashkull ka raportuar dje rreth orës 17:30 në polici se një familjar është duke shkaktuar dhunë në familje.

I dyshuari pas trajtimit mjekësor në psikiatri është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren 06.04.2023-17:30.  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke shkaktuar dhunë në familje. I dyshuari pas trajtimit mjekësor në psikiatri është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.” thuhet në raport.