Javë më parë në ora 03:45 të mëngjesit katër persona kanë tentuar të hynë në filialën e bankës TEB në Suharekë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për regjionin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj të dyshuarit kanë përdorur eksploziv për të thyer derën hyrëse.

Pothuajse një skenar i tillë ka ndodhur edhe në Rahovec, ku persona të panjohur me mjete plasëse (eksploziv) kishin thyer bankomatin e një banke, por nuk kishin arritur që ta marrin apo hapin kasafortën e parave, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës

Të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me veturë. Aty kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe rasti po hetohet nga kompetentët.