Pas një mosmarrëveshje, vëllai rrah vëllain në Prizren

17.03.2020

Dje në Prizren ka ndodhur një rast i dhunës në familje. Siç njofton policia, një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij. Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre. Nuk raportohet për të arrestuar, ‘me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt’, thuhet në raportin 24 orësh të […]

Pas një mosmarrëveshje, vëllai rrah vëllain në Prizren Foto: Ilustrim

Dje në Prizren ka ndodhur një rast i dhunës në familje.

Siç njofton policia, një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij.

Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Nuk raportohet për të arrestuar, ‘me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt’, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.