Pas një mosmarrëveshje për borxh një i dyshuar sulmon fizikisht një tjetër në Prizren

14.01.2023

Rastet kur mosmarrveshjet për tema të ndryshme shumë shpesh përfundojnë me sulme fizike mes personave të ndryshëm. Një rast i sulmit fizik është raportuar dje rreth orës 20:30 në Stacionin Policor në Prizren, raporton SuharekaOnline. Në bazë të raportit të policisë bëhet e ditur se një person i dyshuar ka sulmuar fizikisht një tjetër të […]

Pas një mosmarrëveshje për borxh një i dyshuar sulmon fizikisht një tjetër në Prizren Foto: Ilustrim

Rastet kur mosmarrveshjet për tema të ndryshme shumë shpesh përfundojnë me sulme fizike mes personave të ndryshëm.

Një rast i sulmit fizik është raportuar dje rreth orës 20:30 në Stacionin Policor në Prizren, raporton SuharekaOnline.

Në bazë të raportit të policisë bëhet e ditur se një person i dyshuar ka sulmuar fizikisht një tjetër të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, ku edhe i është ofruar tretman mjekësor.

Policia njofton se rasti në fjalë dyshohet se ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje në lidhje me një borxh.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, dhe për rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Fsh. Gjonaj, Prizren 13.01.2023 – 20:30. Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor. Dyshohet se deri te sulmi ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje në lidhje me një borxh. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.