Pas një mosmarrëveshje në lokal, një person sulmoi fizikisht një tjetër dhe u largua – Rasti duke u hetuar nga policia

25.01.2023

Rastet kur mosmarrëveshjet mes personave të ndryshëm, si në shoqëri, punë, familje apo edhe në vende të tjera janë të shpeshta që përfundojnë me sulme fizike, raste këto të cilat janë pothuajse të përditshme dhe sfidë për institucionet e vendit. Një rast i sulmit fizik mes dy personave është raportuar dje rreth orës 20:30 në […]

Pas një mosmarrëveshje në lokal, një person sulmoi fizikisht një tjetër dhe u largua – Rasti duke u hetuar nga policia Foto: Ilustrim

Rastet kur mosmarrëveshjet mes personave të ndryshëm, si në shoqëri, punë, familje apo edhe në vende të tjera janë të shpeshta që përfundojnë me sulme fizike, raste këto të cilat janë pothuajse të përditshme dhe sfidë për institucionet e vendit.

Një rast i sulmit fizik mes dy personave është raportuar dje rreth orës 20:30 në Stacionin Policor në Prizre, raporton SuharekaOnline.

Në bazë të raportit të policisë bëhet e ditur se një person i dyshuar kishte shkuar në lokalin e viktimës dhe pas një mosmarrëveshje i njëjti e kishte sulmuar fizikisht dhe pastaj kishte ikur në drejtim të panjohur.

Si pasojë e sulmit fizik policia njofton se viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Ndërsa, lidhur me rastin në fjalë policia ende nuk ka njoftuar se a është arrestuar vetëm se thuhet se rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.