Pas një mosmarrëveshje djali kanos babain, arrestohet nga policia dhe dëgohet në mbajtje

28.11.2022

Rastet e kërcënimeve në Kosovë janë raste të cilat raportohen çdo ditë në polici, e poashtu janë edhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit pasi që shumica e këtyre rasteve kalon edhe në sulme fizike. Një rast i kanosjes është raportuar edhe në Policinë e Prizrenit gjatë ditës së dielë, raporton […]

Pas një mosmarrëveshje djali kanos babain, arrestohet nga policia dhe dëgohet në mbajtje Foto: Ilustrim

Rastet e kërcënimeve në Kosovë janë raste të cilat raportohen çdo ditë në polici, e poashtu janë edhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit pasi që shumica e këtyre rasteve kalon edhe në sulme fizike.

Një rast i kanosjes është raportuar edhe në Policinë e Prizrenit gjatë ditës së dielë, raporton SuharekaOnline.

Një person ka lajmëruar policinë pasi që i njejti është kanosur nga djali i tij.

Sipas deklaratës së viktimës në polici është bërë e ditur se i dyshuari e kishte kërcënuar pas një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete babë e birë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njejti është dërguar në mbajtje.

Prizren 27.11.2022 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka kanosur babain e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.