Pas 16 vitesh martesë, gruaja në Prizren e denoncon në polici burrin për dhunë fizike e psikike

  • 13.12.2022
Pas 16 vitesh martesë, gruaja në Prizren e denoncon në polici burrin për dhunë fizike e psikike

Dhuna në familje është një fenomen mjaft shqetësues dhe viktimat më të shpeshta janë gratë, të cilat keqtrajtohen fizikisht e psiqikisht nga burrat dhe për pasojë kërkojnë mbrojtje institucionale.

Në vendin tonë përditë raportohen raste të shumta të dhunës, ku gratë përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga partnerët e tyre.

Një rast i tillë është raportuar edhe dje nga një grua në Prizren, e cila e ka denoncuar bashkëshortin e saj në Polici.


Sinjali mëson se viktima ka deklaruar se me të dyshuarin është e martuar tash e 16 vite dhe sipas saj, i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar ndaj saj dhunë psikike dhe fizike. Rasti i fundit ka bërë që viktima të mos hesht më dhe të kërkojë ndihmë nga Policia.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku kanë bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, raporton SuharekaOnline.

Prizren 12.12.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë