Dje në fshatin Studençan të Suharekës është arrestuar një person i dyshuar.
SuharekaOnline mëson se dje rreth orës 18:20 një person i dyshuar për organizimin e lojrave të fatit në një lokal në Studençan është shoqëruar për në stacionin policor në Suharekë.
Bëhet e ditur se personit në fjalë iu është konfiskuar një telefon mobil.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.