Numër i madh i aksidenteve në trafik, vetëm të martën u regjistruan 63 të tilla – një në Suharekë

21.12.2022

Dita e martë duket të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët çdoherë në çdo situatë janë në shërbimin e qytetarëve dhe mbrojtjen e tyre. Kështu të paktën po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh dërguar mediave. Në raportin 24 orësh ku përfshihen pothuajse të gjitha ngjarjet dhe raportimet e […]

Numër i madh i aksidenteve në trafik, vetëm të martën u regjistruan 63 të tilla – një në Suharekë Foto: Ilustrim

Dita e martë duket të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët çdoherë në çdo situatë janë në shërbimin e qytetarëve dhe mbrojtjen e tyre.

Kështu të paktën po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh dërguar mediave.

Në raportin 24 orësh ku përfshihen pothuajse të gjitha ngjarjet dhe raportimet e qytetarëve, bëhet e ditur edhe numri i aksidenteve të trafikut dhe numri i tiketave të shqiptuara.

Andaj, nga ky raport bëhet e ditur se gjatë ditës së martë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 63 aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Gjatë ditës së martë 15 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 48 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Duke krahasuar statistikat me ditët e javës së kaluar, rezulton se numri i aksidenteve të trafikut është rritur dukshëm.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së martë ka shqiptuar edhe 1,497 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Rikujtojmë se gjatë ditës së martë në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar me urgjencë për tretman mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:10 në rrugën “Xhavit Syla” në Suharekë.

Bëhet e ditur se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kyçjes së pasigurt në rrugën kryesore, me ç’rast është përplasur me veturën që po lëvizte nga Suhareka në drejtim të Budakovës.