Nuk respektuan ligjin për COVID-19, gjobitën 662 qytetar

12.10.2020

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke punuar që të parandalojë përkeqësimin e situatës me COVID-19, në shumë vende të Evropës ditëve të fundit numri i të infektuarve është rritur, e një valë e re mund të pritet edhe në Kosovë. Për parandalimin e infeksionit me COVID-19 policia vazhdimisht është duke gjobitur qytetarët të cilët nuk […]

Nuk respektuan ligjin për COVID-19, gjobitën 662 qytetar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke punuar që të parandalojë përkeqësimin e situatës me COVID-19, në shumë vende të Evropës ditëve të fundit numri i të infektuarve është rritur, e një valë e re mund të pritet edhe në Kosovë.

Për parandalimin e infeksionit me COVID-19 policia vazhdimisht është duke gjobitur qytetarët të cilët nuk i zbajtojnë masat e marra nga Qeveria e Kosovës, njofton SuharekaOnline.

Në statistikat e policisë bëhet e ditur se brenda 24 ore janë gjobitur 662 qytetar për mosrespektimin e ligjit për pandemi (COVID-19).

Gjithashtu bëhet e ditur se Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 781 tiketa trafiku për ngasesit e pakujdesshëm në komunikacion.

Në raportin e policisë që e përcjellë SuharekaOnline thuhet se brenda 24 ore Policia e Kosovës ka arrestuar 18 persona, ku prej tyre 3 janë në vuajtje të dënimit, 1 në ndalim policior dhe 10 të tjerë në mbajtje.