Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen 543 qytetar
Në Kosovë numri i të infektuarve me COVID-19 vazhdon të jetë në shifra të larta, vetëm dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë janë raportuar 309 raste të reja me COVID-19. Edhe pse numri i rasteve me COVID-19 është i madhë, shumë qytetar nuk po e respektojnë ligjin anti-COVID, një gjë e tillë […]
Në Kosovë numri i të infektuarve me COVID-19 vazhdon të jetë në shifra të larta, vetëm dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë janë raportuar 309 raste të reja me COVID-19.
Edhe pse numri i rasteve me COVID-19 është i madhë, shumë qytetar nuk po e respektojnë ligjin anti-COVID, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së enjte kanë dënuar 543 qytetar në bazë të këtij ligji.
Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.
Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.
Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.