Njësiti i antidrogës zbarkon në Prizren – Konfiskohet heroinë, arrestohet i dyshuari A.D

02.08.2023

Policia e Kosovës në dy raste të ndara me qellim të parandalimit dhe luftimit të trafikimit me substanca narkotike ka arrestuar një person dhe ka konfiskuar sasi të substancave narkorike. Në rastin e parë më datë 31.07.2023 rreth orës 05:10, Njësia Patrulluese në Gjilan, gjatë punës operative ka konfiskuar një çantë krahu në të cilën […]

Njësiti i antidrogës zbarkon në Prizren – Konfiskohet heroinë, arrestohet i dyshuari A.D Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në dy raste të ndara me qellim të parandalimit dhe luftimit të trafikimit me substanca narkotike ka arrestuar një person dhe ka konfiskuar sasi të substancave narkorike.

Në rastin e parë më datë 31.07.2023 rreth orës 05:10, Njësia Patrulluese në Gjilan, gjatë punës operative ka konfiskuar një çantë krahu në të cilën janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale :

-Një qese substancë narkotike e dyshuar për marihunë në peshë prej 703.3 gr. (shtatëqind e tre pikë tre gramë)
-2 (dy )peshore elektrike për matjen e substancës narkotike
-3 pako me substancë të dyshuar të llojit kokainë në peshë prej 5.2 gr. (pesë pikë dy gramë)
-1 pako mbështjellës për substanca narkotike
-94 qese plasmani të papërdorur (të zbrazura)

Ndërkaq në rastin e dytë, më datë 02.08.2023, njësiti i antidrogës në Prizren përmes realizimit të një urdhër kontrolli nga gjykata kompetente, rreth orës 07:05 është arritur që të ndalohet personi i dyshuar me iniciale A.D.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si në vijim:

-Një (1) kavanoz qelqi brenda të cilit ishin 13 doza me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit heroinë, me peshё tё përgjithshme 78.80 gramë, ku vlera e tregut në të holla është rreth 1800 euro
-Një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë me peshё 0.98 gram.
-Të holla të gatshme në vlerё dymijë (2000) euro dhe
-Një (1) telefon mobil

Per rastin e parë, njësitet policore janë duke kryer veprime operativo-hetimore intensive, me qellim të arrestimit të personit të dyshuar.

Ndërsa për rastin e dytë, i dyshuari me vendim të prokurorit ёshtё ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa dhe veprime ligjore ndaj të gjithë atyre personave të përfshirë në vepra penale, në veçanti me trafikimin e substancave narkotike.