Një qytetar në Prizren e gjen një kuletë me 850 euro dhe e dorëzon në polici

19.12.2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga Qyteti i Prizrenit ka dorëzuar në polici një kulet në të cilën gjendeshin para dhe dokumenta. Policia ka njoftuar se në kulet kanë qenë gjithsej 850 euro dhe dokumente te tjera. Poashtu, është bërë e ditur se në bazë rë dokumenteve është identifikuar qytetari që i […]

Një qytetar në Prizren e gjen një kuletë me 850 euro dhe e dorëzon në polici Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga Qyteti i Prizrenit ka dorëzuar në polici një kulet në të cilën gjendeshin para dhe dokumenta.

Policia ka njoftuar se në kulet kanë qenë gjithsej 850 euro dhe dokumente te tjera.

Poashtu, është bërë e ditur se në bazë rë dokumenteve është identifikuar qytetari që i ka humbur parat dhe i njejti është ftuar në stacion, pas përfundimit të procedurave administrative parat i janë kthyer.

“Qytetari nga Prizreni i gjen 850 euro, i dorëzon në polici

Prizren, 19 Dhjetor 2022

Me datë 18.12.2022 rreth orës 20:40 një qytetar, menaxher i autolarjes vete shërbyese “Eco Wash” në Prizren, ka gjetur një kulet me dokumente dhe para, gjithsej 850 (tetëqind e pesëdhjetë) euro.

Qytetar parat e gjetura bashkë me dokumente i ka dorëzuar në Polici.

Në bazë të dokumenteve është identifikuar qytetari që i ka humbur parat dhe është ftuar në stacion, pas përfundimit të procedurave administrative të njëjti i janë kthyer parat.

Policia falënderon qytetarin në fjalë, ky rast nuk është rasti i vetëm që qytetarët kthejnë gjësendet e gjetura.” thuhet në njoftimin e policisë.