Një person futet me biçikletë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ndërhyn Policia dhe e largon atë

23.06.2023

Një person është hasur ditë e enjte duke ngasur biçikletën në autostradën “Ibrahim Rugova” nga Prizreni veri në Prizren jug. Policia bën të ditur se ndaj tij është shqiptuar gjoba si dhe është larguar nga autostrada. “Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë patrullimit në autostradën “Ibrahim Rugova” nga Prizren Veri në Prizren Jug ka hasur […]

Një person futet me biçikletë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ndërhyn Policia dhe e largon atë Foto: Ilustrim

Një person është hasur ditë e enjte duke ngasur biçikletën në autostradën “Ibrahim Rugova” nga Prizreni veri në Prizren jug.

Policia bën të ditur se ndaj tij është shqiptuar gjoba si dhe është larguar nga autostrada.

“Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë patrullimit në autostradën “Ibrahim Rugova” nga Prizren Veri në Prizren Jug ka hasur një person duke drejtuar biçikletën në autostradë ku është e ndaluar sipas ligjit, lidhur me këtë i njëjti është gjobitur dhe është larguar nga autostrada”, ka njoftuar Policia e Kosovës.