Një muaj paraburgim për personin që tentoi ta dhunojë një të mitur

26.11.2021

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Ajser Skenderi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 24.11.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 24.12.2021, ndaj të pandehurit M.Xh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka […]

Një muaj paraburgim për personin që tentoi ta dhunojë një të mitur Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Ajser Skenderi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 24.11.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 24.12.2021, ndaj të pandehurit M.Xh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale  dhunimi nga neni 227 par.4 nën par. 4.8 lidhur me nenin 28 (tentativa) të Kodi Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehuritka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar: Më datë 9 nëntor 2021, në orët e pasdites tenton të kryej aktin seksual duke e kap për krahu të miturën e ndalon dhe i drejtohet me fjalët :,,ndalu se nuk të bëjë asgjë dhe duke i thënë ‘’mos bërtit’’ dhe e prek në pjesët të trupit duke tentuar për ta dhunuar seksualisht të njëjtën,

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka vlerësuar se me qëndrimin në liri i pandehuri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale për shkak të dënimit të lartë që parashihet për këtë vepër, si dhe vepra penale për të cilën dyshohet i pandehuri është e natyrës së rëndë, andaj duke marrë parasysh këto rrethana i pandehuri mund të jetë i pa arritshëm për organet e ndjekjes, me çka do të pamundësojë dukshëm zhvillimin normal të  procedurës penale.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale me qëllim të parandalimit të ikjes së të pandehurit, zhvillimit normal të hetimeve dhe pengimin e përsëritjes të ndonjë vepre tjetër penale.