Një muaj paraburgim ndaj ish mësuesit të dyshuar për pedofili në Prizren

29.04.2022

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Gani Kastrati, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatjeprej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 28.04.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 27.05.2022, ndaj të pandehurit F.K., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën […]

Një muaj paraburgim ndaj ish mësuesit të dyshuar për pedofili në Prizren Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Gani Kastrati, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatjeprej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 28.04.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 27.05.2022, ndaj të pandehurit F.K., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale ofrim i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet nga neni 231 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, dhe faktin se i pandehuri nuk është paraqitur në Polici me ftesë të rregullt, kjo tregon rrezikun me lënien në liri të të pandehurit i njëjti mund ti shmanget përgjegjësisë penale dhe të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimit i paraburgimit në këtë fazë të procedurës është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë ish-mësuesin 70-vjeçar F.K nga Prizreni, i cili po dyshohet për pedofili.

Nga policia kishin bërë të ditur se me urdhër të gjykatës, të dyshuarit i është kontrolluar banesa e tij, ku edhe janë konfiskuar disa dëshmi që mund të lidhen me rastin.

“Prizren 26.04.2022 – 14:00. Më 28.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të gjykatës i është kontrolluar banesa e tij ku janë konfiskuar disa dëshmi që mund të lidhen me rastin”, thuhet në njoftim.

Disa ditë më parë në emisionin “Piranja”, të ABC News është raportuar për këtë rast të 70 vjeçarit nga Prizreni.

Emisioni në fjalë, ra në gjurmë të pedofilit 70-vjeçar nga Prizreni, ish mësues përmes një prezantimi në rrjetet sociale. Për ta vënë në grackë ‘agjentja” e ‘Piranjave’, hap një adresë false në rrjetet sociale duke u shtirur si adoleshente me emrin Kejsi.

Kaq ka mjaftuar që mësuesi t’i bëjë kërkesë miqësie adoleshentes, dhe më pas të nisë me të bisedat erotike dhe më pas të lënë një takim në qytetin e Prizrenit.