Një grua nga Prizreni vdes në QKUK, djali i saj dyshon se nuk pati trajtim të duhur nga mjekët

10.11.2022

Një grua ka vdekur në QKUK dhe rastin në polici e ka hapur djali i saj pasi dyshon se tashmë e ndjera nuk u trajtua në mënyrë të duhur nga mjekët. Një viktimë raportohet se ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë. Rasti në fjalë është raportuar në Policinë e […]

Një grua nga Prizreni vdes në QKUK, djali i saj dyshon se nuk pati trajtim të duhur nga mjekët Foto: Ilustrim

Një grua ka vdekur në QKUK dhe rastin në polici e ka hapur djali i saj pasi dyshon se tashmë e ndjera nuk u trajtua në mënyrë të duhur nga mjekët.

Një viktimë raportohet se ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Rasti në fjalë është raportuar në Policinë e Kosovës në Prizren ku bëhet e ditur se djali i viktimës dyshon se nëna e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit jo të duhur nga ana e mjekëve.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

QKUK, Prishtinë 08.11.2022 – NN. Raportohet se në QKUK Prishtinë ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Djali i viktimës ankuesi i rastit dyshon se nëna e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit jo të duhur nga ana e mjekëve. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.” thuhet në raportin e policisë.