Nipi vret axhën me pushkë gjuetie për pronë, detaje nga vrasja në Malishevë
Një vrasje e rëndë ka ndodhur ditën e premte në Kijevë të Malishevës, ku një 50 vjeçar dyshohet se u vra nga nipi i tij. Vrasja ka ndodhur rreth orës 09:50, ndërsa Policia sot bën të ditur se në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie. “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar […]
Një vrasje e rëndë ka ndodhur ditën e premte në Kijevë të Malishevës, ku një 50 vjeçar dyshohet se u vra nga nipi i tij.
Vrasja ka ndodhur rreth orës 09:50, ndërsa Policia sot bën të ditur se në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, njofton Policia.
Ndryshe, mësohet se vrasja ka ndodhur për shkak të një prone, dhe më pas nipi ka vrarë axhën.