Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se ceremonia pritet të fillojë në orën 09:00, në fshatin Prelez, magjistralja Prishtinë – Ferizaj.
“Konfiskimi dhe shkatërrimi i këtyre armëve janë rezultati i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të palëve dhe institucioneve të ndryshme të zbatimit të ligjit, partnerëve ndërkombëtarë dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi, andaj pritet të marrin pjesë personalitete të larta nga PK-ja, MPB-ja dhe partnerë ndërkombëtar”, thuhet mes tjerash në postimin e Policisë.