Nën ndikimin e alkoolit ushtroi dhunë fizike ndaj familjarëve të tij, arrestohet prizrenasi

06.04.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj familjarëve të tij. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 21:15 në Prizren. Po ashtu, nga policia kanë bërë të ditur se sipas viktimës bashkëshortes së tij, […]

Nën ndikimin e alkoolit ushtroi dhunë fizike ndaj familjarëve të tij, arrestohet prizrenasi Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj familjarëve të tij.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 21:15 në Prizren.

Po ashtu, nga policia kanë bërë të ditur se sipas viktimës bashkëshortes së tij, i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren, 05.04.2022 – 21:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj familjarëve të tij. Sipas viktimës bashkëshortes së tij, i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”. thuhet në raportin e PK-së.