Nën ndikim e alkoolit sulmoi fizikisht një familjare, arrestohet një i dyshuar në Prizren

19.12.2022

Rastet e dhunës në familje janë pothuajse rastet më të shpeshta që raportohen në Policinë e Kosovës. Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se me datë 17 dhjetor rreth orës 15:50 ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje, shkruan SuharekaOnline. Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se i dyshuari i […]

Nën ndikim e alkoolit sulmoi fizikisht një familjare, arrestohet një i dyshuar në Prizren

Rastet e dhunës në familje janë pothuajse rastet më të shpeshta që raportohen në Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se me datë 17 dhjetor rreth orës 15:50 ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje, shkruan SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se i dyshuari i cili ishte nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht një familjare.

Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 17.12.2022 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.

Etiketat

Ofertat e fundit