Policia e Kosovës gjatë një bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, gjegjësisht Këshilli i Sigurisë në Trafikun Rrugor si dhe me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës është mbajtur një prezantim mbi sigurinë në trafikun rrugor.
Po ashtu në këtë mbledhje u kërkaur një vetëdijesim më i madh i qytetarëve të Kosovës në trafik, si dhe sigurim të automjeteve dhe ngritje të sigurisë rrugore në një agjendë më të lartë shtetërore.
Gjatë kësaj mbledhje ka folur edhe Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, i cili tha se dëmet e paguara nga sigurimet arrijnë deri 400 milionë euro.
Sipas tij, kompanitë që operojnë në vend kanë paguar rreth 22 milionë euro ndaj qytetarëve dhe se pagesa e dëmeve është rritur për 5.8%.
“Qëllimi i shoqatës është mbrojtja e interesave të anëtarëve në lëmin e sigurimeve. Shoqata ka marrëdhënie me institucionet të njohura ndërkombëtarisht për rritjen e nivelit dhe kapaciteteve profesionale. Përmes shoqatës janë aftësuar 10 ekspert në fushën e sigurimit. Shqetësim i joni është numri i automjeteve të paregjistruara”, tha Mazreku, raporton Gazeta “Epoka e Re”.
Po ashtu ai tha se: “Kemi 700-800 ndërmjetëses që ofrojnë licencë për ndërmjetësim. Janë 400 milionë dëme të paguara nga sigurimet. Vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë kanë paguar hiç më pak se 22 milionë euro dëme ndaj qytetarëve. Në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, pagesa e dëmeve është rritur për 5.8%”.
Ndërsa, nënkoloneli Jeton Rexhepi, gjegjësisht drejtor i Divizionit të Trafikut Rrugorë, ka thënë se ministria ka bërë aktivitete në këtë vit në tërë vendin për shkak të vetëdijesimit të sigurisë rrugore.
“Policia e Kosovës nga viti 2009 ka aktivitete rreth kësaj dite. Në këtë vit jemi munduar të shtrijnë në tërë vendin që të ndikojë në vetëdijesimin për sigurinë rrugore. Konsiderojmë që trafiku është një problem multi-diplicionar. Ka aktivitete sipas ligjit për trafikun rrugor”, u shpreh ai.
Po ashtu Jeton Rexhepi ka njoftuar rreth pasqyrës së sigurisë së trafikut vendor, ku edhe ka folur për numrin e aksidenteve këtë vit, një numër i cili është shqetësuese.
Rexhepi njoftoi se në këtë vit numri i përgjithshëm i aksidenteve është mbi 15 mijë aksidente rrugore.
“Kosova nuk është në hartat e vendeve që kanë rrezik nga aksidentet e trafikut rrugor. 2002-2018, 122 raste të aksidenteve me fatalitet 7425 persona të lënduar në vit, konsiderojmë që është një numër i madh, 15 574 aksidente në vit. Janar-shtator 2019 kemi 24 raste të aksidenteve fatale 26 persona të vdekur dhe 1216 me lëndime”, u shpreh Rexhepi, i cili potencoi shkaktarët kryesor të aksidenteve, e që sipas tij janë manipulimet rreth sigurisë së makinës, mosmbajtja e distancës, shpejtësia e madhe si dhe kyçja pasigurt në rrugë.