Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.
Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së mërkurë raporton SuharekaOnline.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së mërkurë janë regjistruar 66 aksidente trafiku.
Poashtu, policia ka njoftuar se 20 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 46 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.
Ndërsa, gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.676 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.