Natën e vitit të ri u dëmtuan 10 vetura nga plumbat, një në Prizren
- 02.01.2023

10 vetura kanë pësuar dëmtime nga plumbat qorr dhe bredharak në gjatë festës së Vitit të Ri në qytete të ndryshëm të Kosovës.
Policia ka bërë të ditur dëmtimi i veturave ka ndodhur në Prishtinë, në Pejë, në Gjilan e Prizren.
Në Prishtinë janë raportuar pesë raste, ku ankuesit kanë raportuar se veturat e tyre janë dëmtuar nga plumbat qorr, Policia e Kosovës pas raportimeve ka dalë në vendin e ngjarjes.
Po ashtu në Gjilan një person ka raportuar se një tjetër ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë i është dëmtuar vetura e tij.
Në rajonin e Pejës, janë raportuar tri raste të dëmtimeve të veturave.
Edhe në Prizren është raportuar për dëmtimin e veturës nga një plumb.
“Rr. Bajram Shala, Prizren – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.” thuhet në raportin e policisë.