Një person është therë me thikë në Mushtisht të Suharekës. Viktima ka pësuar lëndime trupore.
“Viktima mashkull K/shqiptar ka raportuar se është sulmuar me thikë nga tre persona të dyshuar ende të pa njohur”, njofton Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur të hënën më 25.11.2019 rreth orës. 21:45
“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal në Ferizaj për tretman mjekësor”.
“Sipas mjekëve gjendja e të lënduarit është jashtë rrezikut për jetë”. “Rastin janë duke e hetuar njësitë policore”.