Mungesa e ndriçimit publik vazhdon të jetë problem për disa rrugë në Suharekë
Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë përmes një reagimi është shprehur e indinjuar me mungesën e ndriçimit publik në pjesë të qytetit tonë. Mungesa e ndriçimit publik nuk është problem vetëm në fshatrat e Therandës por edhe në qytet, rruga Brigada 123 është pjesërisht e ndriçuar, rruga Luigj Gurakuqi pranë sheshit Fadil Vata, rrugë tejet e […]
Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë përmes një reagimi është shprehur e indinjuar me mungesën e ndriçimit publik në pjesë të qytetit tonë.
Mungesa e ndriçimit publik nuk është problem vetëm në fshatrat e Therandës por edhe në qytet, rruga Brigada 123 është pjesërisht e ndriçuar, rruga Luigj Gurakuqi pranë sheshit Fadil Vata, rrugë tejet e ngarkuar nuk ka fare ndriçim, kjo është shqetësuese për banorët të cilët ecin në këmbë, gjithashtu edhe për ata të cilët përdorin biçikleta.
Mos renovimet e sistemit të ndriçimit, mos renovimi i shtyllave elektrike, mos ndërrimi i poçeve të dëmtuara, mos mirëmbajtja e ndriçimit publikë, janë disa nga problemet për të cilat Komuna nuk po bënë sa duhet në mënyrë që një problem i till të mos paraqes problem për qytetarët, thuhet në reagimin e LVV-së.