Morën një telefon dhe u larguan nga lokali, Policia e Prizrenit kërkon ndihmë për identifikimin e tri femrave
- 25.01.2023

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se është në kërkim të tri femrave të dyshuara për shpërdorim të pasurisë së huaj.
Sektori i Hetimeve të Stacionit policor Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale Vjedhje, e cila thuhet të ketë ndodhur me datë 29.12.2022 në qendrën tregtare “Lorik”, në Prizren që ndodhet në rrugën “Wesli Klark” në Prizren.
“Me datën 29/12/2022 në ora 23:45, ankuesi B.M. ka raportuar se gjate blerjes të gjësendeve në qendrën tregtare “Lorik”, në rr. Wesli Klark, Prizren , e kishte lënë telefonin Samsung A11 ku pasi kishte qene duke e kryer pagesën, e ka lënë telefonin në tavolinë dhe ne ato momente tre femra të dyshuara, të panjohur e marrin telefonin duke e fshehur dhe largohen nga lokali.” thuhet në njoftimin e policisë.
Të dyshuarat kërkohen për veprën penale “Shpërdorim të pasurisë së huaj”.
Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e të dyshuarave.
Andaj Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar, me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e dyshuarave, lëshon:
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
