Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 67 aksidente, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 27 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 40 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë janë shqiptuar 1,938 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 41 persona, ku 21 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa pesë të tjerë në vuajtje të dënimit.