Mbi 55 aksidente vetëm në 24 orët e fundit, një prej tyre me fatalitet

14.12.2021

Përkundër kësaj, disa qytetarë po vazhdojnë të mosrespektojnë rregullat dhe po shkaktohen aksidentet. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 58 aksidente. Fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 14 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 43 të tjera […]

Mbi 55 aksidente vetëm në 24 orët e fundit, një prej tyre me fatalitet Foto: Ilustrim

Përkundër kësaj, disa qytetarë po vazhdojnë të mosrespektojnë rregullat dhe po shkaktohen aksidentet.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 58 aksidente.

Fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 14 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 43 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1,466 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 17 persona, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje.