Mbi 40 aksidente trafiku brenda një dite në Kosovë, policia dënon mbi 1,900 shoferë

22.09.2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një dite kanë ndodhur 45 aksidente trafiku. Prej tyre, 12 aksidente kanë ndodhur me të lënduar si dhe 33 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale, ndërkaq aksidente me fatalitet nuk ka pasur. Gjithashtu brenda këtyre 24 orëve, policia ka gjobitur 1 mijë e 988 qytetarë të […]

Mbi 40 aksidente trafiku brenda një dite në Kosovë, policia dënon mbi 1,900 shoferë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një dite kanë ndodhur 45 aksidente trafiku.

Prej tyre, 12 aksidente kanë ndodhur me të lënduar si dhe 33 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale, ndërkaq aksidente me fatalitet nuk ka pasur.

Gjithashtu brenda këtyre 24 orëve, policia ka gjobitur 1 mijë e 988 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar ligjin në trafik.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit PK-ja ka arrestuar 25 persona, 23 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.