Mbi 40 aksidente brenda 24 ore në Kosovë, policia shqipton mbi 2 mijë gjoba trafiku

07.09.2022

Policia e Kosovës është duke vazhduar me apelet drejtuar pjesëmarrësve në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave pasiqë jo rrallë herë si pasojë e mosrespektimit të rregullave në komunikacion po shkaktohen aksidente, e që disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet. Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 48 […]

Mbi 40 aksidente brenda 24 ore në Kosovë, policia shqipton mbi 2 mijë gjoba trafiku Foto: Police yellow line on traffic accident

Policia e Kosovës është duke vazhduar me apelet drejtuar pjesëmarrësve në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave pasiqë jo rrallë herë si pasojë e mosrespektimit të rregullave në komunikacion po shkaktohen aksidente, e që disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet.

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 21 aksidente të tjera ishin me persona të lënduar dhe kurse 27 të tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 2 mijë e 22 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 33 persona, ku 22 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.