Mbi 1,800 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

08.12.2022

Dita e mërkurë si çdo ditë tjetër po konsiderohet të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, ku janë raportuar raste të ndryshme nga qytetarët. Në raportin 24 orësh nga policia dërguar mediave bëhet e ditur edhe numri i aksidenteve në trafik, shkruan SuharekaOnline. Gjatë ditës së mërkurë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej […]

Mbi 1,800 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Dita e mërkurë si çdo ditë tjetër po konsiderohet të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, ku janë raportuar raste të ndryshme nga qytetarët.

Në raportin 24 orësh nga policia dërguar mediave bëhet e ditur edhe numri i aksidenteve në trafik, shkruan SuharekaOnline.

Gjatë ditës së mërkurë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 50 aksidente trafiku.

Sipas raportit të policisë figuron se 17 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 33 të tjera me dëme materiale.

Poashtu, gjatë 24 orëve të kaluara Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.816 tiketa trafiku për kundërvajtje.