Policia e Kosovës edhe gjatë 24 orëve të fundit ka hasur në persona të cilët nuk kanë respektuar rregullat e trafikut dhe nuk kanë respektuar ligjin anti-COVID-19.
Në bazë të rregullave të trafikut policia brenda 24 ore ka gjobitur 1015 qytetarë, njofton SuharekaOnline.
Gjithashtu tiketa janë shqiptuar edhe për 800 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin mbrojtës nga COVID-19.