Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 41 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 41 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 17 aksidente ishin me të lënduar dhe 24 aksidente ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1084 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion, por ka pasur edhe arrestime ku ndodhën 9 arrestime.

Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 6 persona u dërguan në mbajtje ndërsa 2 persona janë në vuajtje të dënimit.