Mbi 1 mijë e 300 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

31.10.2022

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësuese, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në vendin tonë kanë ndodhur 56 aksidente trafiku, prej […]

Mbi 1 mijë e 300 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësuese, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në vendin tonë kanë ndodhur 56 aksidente trafiku, prej të cilave fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, 22 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 33 të tjera me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 353 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore ka arrestuar edhe 29 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.