Mashtroi pronarin dhe nuk pagoi 1.600 euro për qëndrimin e tij në hotel, arrestohet i dyshuari
- 11.01.2023

Rastet kur personat e dyshuar mashtrojnë apo dëmtojnë pasurinë e personave të tjerë në Kosovë nuk është se janë të ralla, ato raportohen shpesh në Policinë e Kosovës, me ç’rast të dyshuarit bijnë në prangat e tyre.
Një rast të mashtrimit e kishte raportuar në Stacionin Policor në Prizren një person me datë 31.08.2022, raporton SuharekaOnline.
Sipas policisë ankuesi kishte denoncuar një person për mashtrim, pasi që i njejti muaj më parë kishte mashtruar pronarin e një hoteli duke mos paguar qëndrimin e tij në hotel.
Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 1 mijë e 600 euro.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një pune ka arritur të identifikoj dhe arrestoj personin i cili dyshohet për mashtrim.
“Rr. Bujtinat, Prizren 31.08.2022 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që muaj më parë kishte mashtruar pronarin e hotelit mashkull kosovar duke mos paguar qëndrimin në hotel. Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 1600 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.