Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me anulimin e njoftimeve për punësime.

Më datë 14 korrik hapet konkursi me numër 05nr759. Një nga pozitat e kërkuara në këtë konkurs është një mësimdhënës/e për lënden dizajn i tekstilit dhe veshjeve.

Pas publikimit të listës së ngusht të kandidatëve më datë 14 gusht, Komuna e Therandës më datë 23 gusht, publikoi njoftimin për anulimin e pjesëshëm të këtij konkursi me numër 05nr759.

Ndërsa më datë 16 shtator u publikua vendimi i përzgjedhjes së emrit fitues të këtij konkursi me nr05/759.

Personi i cili është pranuar në këtë pozitë dyshohet që nuk ka diplomuar ende.

Kjo qeverisje që ndikon në përzgjedhjen e mësimdhënëve ka degraduar nivelin e cilësisë së arsimit në Komunën e Therandës.