Lëndohet një person në vendin e tij të punës në Suharekë

01.09.2023 Ligji
Një person në Suharekë është lënduar në vendin e tij të punës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës së enjte rreth orës 11:51, një person në Suharekë është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke punuar është lënduar.
Policia e Kosovës në Suharekë njofton se viktima ishte duke punuar në një kompani private.
Poashtu, nga policia bëjnë me dije se rasti në fjalë është duke u hetuar.
“Suharekë 31.08.2023-11:51. Viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit për tretman mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në një kompani private ka pësuar lëndime trupore. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në njoftimin e policisë.