Lëndohet një person në Prizren, dyshohet se u rrah me mjet të fortë nga dy persona të maskuar

21.01.2023

Mosmarrëveshjet mes personave në shumicën e rasteve fatkeqësisht përfundojnë me përleshje e sulme fizike, fenomen ky i cili është mjaft shqetësues për vendin dhe njëkohësisht sfidë për institucionet e vendit. E akoma më shqetësuese është fakti që persona të ndryshëm sulmohen fizikisht nga persona të panjohur për ta, raporton SuharekaOnline. Një rast i sulmit fizik […]

Lëndohet një person në Prizren, dyshohet se u rrah me mjet të fortë nga dy persona të maskuar Foto: Ilustrim

Mosmarrëveshjet mes personave në shumicën e rasteve fatkeqësisht përfundojnë me përleshje e sulme fizike, fenomen ky i cili është mjaft shqetësues për vendin dhe njëkohësisht sfidë për institucionet e vendit.

E akoma më shqetësuese është fakti që persona të ndryshëm sulmohen fizikisht nga persona të panjohur për ta, raporton SuharekaOnline.

Një rast i sulmit fizik është raportuar në Stacionin Policor në Prizren dje rreth orës 12:10 ku bëhet e ditur se në rrugën “Ibrahim Rugova” është sulmuar fizikisht një person.

Viktima ka deklaruar në polici se dy persona të panjohur për të, të cilët sipas ankuesit thuhet të kenë qenë të maskuar e kanë sulmuar atë fizikisht.

Në bazë të raportit të policisë thuhet se viktima është sulmuar me mjetë të fortë, ku edhe i janë shkaktuar lëndime trupore.

Poashtu, policia bën të ditur se viktima ka refuzuar të marr tretmanin e mëtjshëm mjekësor që i është rekomanduar nga mjekët, ndërsa kanë shtuar se rasti në fjalë po vazhdon të hetohet.

Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 20.01.2023 – 12:10. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se është sulmuar nga dy persona të maskuar dhe të panjohur për të, me një mjet të fortë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka refuzuar trajtimin e mëtejshëm mjekësor që i ishte propozuar. Rasti vazhdon të hetohet.