Lëndohen 4 persona në një aksident trafiku në Prizren, Policia njofton se për 24 orë në Kosovë u regjistruan 45 aksidente

18.01.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë ditës së martë është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline. Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit […]

Lëndohen 4 persona në një aksident trafiku në Prizren, Policia njofton se për 24 orë në Kosovë u regjistruan 45 aksidente Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë ditës së martë është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline.

Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit figuron se të martën janë regjistruar gjithsej 45 aksidente trafiku.

Poashtu, policia bën të ditur se 15 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa, 30 të tjera vetëm me dëme materiale.

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren, mes dy veturave.

Si pasojë e aksidentit policia njofton se janë lënduar katër persona, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.

Prizren 17.01.2023 – 08:00.  Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.” thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së martë policia poashtu, ka shqiptuar edhe 1.776 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut.